Biznes

Gjermania investon mbi 60 milionë euro për energji solare në Kosovë

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka njoftuar se shteti i tij po investon 60.6 milionë euro për energji solare në Kosovë.

Ai tha se kjo po bëhet për të mbështetur tranzicionin global të energjisë.

“I lumtur që po nisim investimin në energji solare për Kosovën me një investim prej 60.6 milionë euro nga Gjermania bashkë me kryeministrin Albin Kurti”.

Rohde shtoi se kjo do të sigurojë furnizim me energji të pastër për Kosovën.


SHIKO EDHE: 10 teknologjitë e lashta për të cilat shkenca ende nuk ka përgjigje