Biznes

Frashër Demaj: Shteti t’i lirojë nga taksat biznesmenët nga Diaspora

Ishe deputeti i parlamentit të Kosovës Frashër Demaj, në rrjetin social Facebook, ka shkruar që shteti duhet t’i lirojë nga taskat biznesmenët nga diaspora, raporton Albanian News.

Sipas tij kjo do t’i ndihmonte shumë ekonomisë së vendit tonë.

Ky është shkrimi i tij i plotë:

Biznesmenët shqiptarë nga diaspora dhe jo vetëm duhet të investojnë në Kosovë sepse:

Zhvillojnë biznesin dhe rrisin kapitalin e tyre (shteti duhet t’i liroj investitorët nga taksat për kohë të caktuar, varësisht nga numri i vendeve të punës);

Krijohen vende pune dhe punësohen të rinjtë në Kosovë;

Rritet standardi dhe mirëqenia qytetare;

Rritet eksporti i prodhimeve kosovare;

Kosova përfiton nga tatimi në paga…

Pra interesi është i trefishtë:

Fitojnë investitorët

Fitojnë të punësuarit

Fiton shteti.

Kurse ne kemi vetëm një detyrë.

Të krijojmë kushte!

SHIKO EDHE: Si do të duket jeta pas COVID-19?