Biznes

Fillon të ngritet çmimi i derivateve, nafta, benzina e gasi më shtrenjtë se dje!

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar dje çmimoren e re të karburanteve e cila do të jetë valide edhe për sot. Përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook bëhet e ditur se çmimi maksimal i naftës është 1.61 euro, ndërsa për benzinë është 1.34 euro. Kurse çmimi maksimal i lejuar i produktit të gasit është 0.76 euro.