Biznes

Erëza Vela kryetare e Odës Ekonomike?

Ekonomistja e njohur Erëza Vela konfirmon kandidaturën për Kryetare të Odës Ekonomike të Kosovës. Erëza Vela është gruaja e parë që kandidon për kryetare të Odës Ekonomike të Kosovës.

Ekonomistja Vela njofton se në tri javët e fundit, në bashkëpunim me biznese dhe ekspertë të ekonomisë, ka përpiluar planin për qeverisje në katër vitet e ardhme.

Ekonomistja Vela në pika të shkurta e përshkruan planin e saj për OEK.

“Plani im ne nje fjali eshte: me i’a hape dyert odes karshi secilit aktere e partnere dhe me e pozicionu ate si oda kryesore ekonomike ne vend dhe zeri me i fuqishem i biznesit ne zhvillim. Kur t’a arrijme kete, OEK do te shendrrohet ne ate qe duhet te jete: institucioni kryesor ne zhvillimin ekonomik te Kosoves”, shkruan ajo në Facebook, transmeton Express.

Postimi i saj i plotë:

Me emer te Zotit, shoqja e juaj po kandidon per Kryetare te Odes Ekonomike te Kosoves 😊
3 javet e fundit ne bashkepunim me biznese dhe eksperte ekonomik e kam perpilu kete plan per 4 vitet e ardhshme te OEK.
Jam taku me perfaqesues te donatoreve, Qeverise, miq nga mediet, deputete nga opozita e aktere te tjere relevant per me e dikutu ate dhe kandidaturen time.
Me shumicen derrmuese (pervec me nja dy gazetare 🤣) jemi dakorduar qe eshte shansa e fundit per me e shpetu OEK nga degradimi dhe shuarja totale, dhe, me modesti po e them, kam marre perkrahjen dhe pohimin qe nga 3 kandidatet qe jemi ne gare, jam une e vetmja qe mundem me e be kete.
Plani im ne nje fjali eshte: me i’a hape dyert odes karshi secilit aktere e partnere dhe me e pozicionu ate si oda kryesore ekonomike ne vend dhe zeri me i fuqishem i biznesit ne zhvillim. Kur t’a arrijme kete, OEK do te shendrrohet ne ate qe duhet te jete: institucioni kryesor ne zhvillimin ekonomik te Kosoves.
Uromni fat e lutuni per mu se kundershtaret i’a kane nise qe 1 vjet me punu ne kete pune e s’jane t’u lon gure pa leviz e lidhje pa shfrytezu per mem fitu. Bab’ e babgjysh, halla e teze, e kujt nje gote uje nese i’a kane dhone, jane tu lyp me i’a kthy neren 🤣🤣
Neser ne 10 jane zgjedhjet. Let’s hope for the best te OEK po edhe timin.
Love,
Ereza
P.S. Po e ndaj edhe me ju planin. Do t’na duhet bashkepunimi i secilit per me e permiresu dhe implementu.
https://bit.ly/3PpB5mI