Biznes

Bie sërish çmimi i naftës në tregun kosovar, në këtë pikë karburanti sot mund ta blesh me 1.29 euro

OPATIJA, 08. 03. 2011. - BENZIN, BENZINSKA STANICA, NAFTA, PUMPA, POSKUPLJENJE, CIJENA, TANK, TANKANJE, 10 KN, INA SNIMIO: VEDRAN KARUZA

Edhe gjatë ditës së sotme janë regjistruar rënie të çmimeve të derivateve të naftës në tregun kosovar, transmeton IndeksOnline. Madje çmimi i sotëm në treg është më i ulëti prej që ka nisur lufta në Ukrainë.

Në një nga pikat e karburanteve në Ferizaj, sot një litër Diesel kushton 1.29 euro, Benzina 1.19 dhe Gasi 0.71. IndeksOnline dje ka marr një prononcim nga kryetari i shoqatës së naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani i cili ka konfirmuar rënien e çmimeve duke thënë se trendi vazhdon të jetë gjithnjë në rënie.

Madje ai i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti që të merr masa ndaj bizneseve pasi që ato kanë rritur çmimin e produkteve ushqimore në emër të çmimit të lartë të naftës dhe tani kur ka ulje të çmimit të naftës duhet të ketë ulje të çmimeve edhe nëpër markete.

“U rrit nafta, u rriten çmimet. Muajin e fundit kemi rënie për 25% të çmimit të naftës por kjo nuk po vërehet edhe nëpër supermarkete të cilat vazhdojnë ti mbajnë çmimet e larta”, ka thënë Berjani.