Biznes

Bie në shifra të ndjeshme çmimi i naftës – Kaq kushton litra në 24 orët e ardhshme

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar limitin për çmimet e karburanteve për 24 orët e ardhshme në Kosovë.

Sipas këtij vendimit, çmimi maksimal i lejuar për naftë është 1 euro e 79 centë duke rënë kështu për dy centë krahasuar me ditët e mëparshme, për benzinë 1 euro e 76 centë, derisa për gaz është 78 centë.

Këto çmime vlejnë prej orës 10:00 dhe do të jenë valide 24 orë.

Ky vendim është marrë bazuar në Udhëzimin Administrativ për Rregullimin e Çmimeve të Produkteve të Naftës dhe Karburanteve të Ripërtëritshme dhe Masat e tjera Mbrojtëse.


SHIKO EDHE: 10 teknologjitë e lashta për të cilat shkenca ende nuk ka përgjigje