Biznes

Autoriteti i Konkurrencës: Do të publikojmë raportin e hetimit mbi çmimin e naftës

Pas disa ditësh debat për çmimin e lartë të karburanteve në tregun e Kosovës, më në fund,ka reaguar edhe Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala.



Nga Kabineti i tij, ka dal një njoftim se Shala ka urdhëruar ditë më parë departamentet përkatëse, inspektoratin dhe ka kërkuar të dhëna të sakta të shpjegimit të gjendjes aktuale përkitazi me lëvizjet e çmimit në berzën ndërkombëtare, me ngarkesat doganore, akcizën dhe kosto tjera, analizë të cilën duhet ta kompletojnë raportet zyrtare institucionale.

“MTI po pret raportet zyrtare dhe përfundimtare të institucioneve dhe varësisht nga rekomandimi i tyre ne do të veprojmë ashtu siç na obligon ligji”.

Loading...

Shala nëpërmjet, shkresës është zotuar se do të ndërmarr veprime dhe masa përfshirë dhe ndërhyrjet eventuale për të mos lejuar abuzimin me çmime në dëmë të konsumatorëve.

“MTI do të mbështet çdo hetim nga ana Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për të ndaluar çdo marrëveshje të fshehtë apo të hapur të bizneseve në fushën e karburanteve që kanë pozitë dominuese në treg duke dëmtuar në këtë mënyrë konsumatorët”.


Gjatë ditës, Kryeministri Haradinaj ka takuar Shoqatën e Naqftëtarëve të Kosovës, të cilëve u ka bërë thirrje që të ulin çmimet e derivateve, të cilat janë ulur në mas të ndjeshme në tregun botëror.

Haradinaj u ka premtuar, gjithashtu, naftëtarëve se do të heq pengesat administrative me të cilat përballen.

Më pas, kryetari i Shoqatës, Fadil Berjani, ka thënë se i kanë sqaruar Kryeministrit gjendjen e çmimeve rë derivateve dhe problemet me të cilat ballafaqohet tregu i naftës. Berjani ka mohuar prapë se çmimet në Kosovë janë më të lartat në rajon.

“Nuk është e vertëtë që kemi çmime më të larta prej 30 cent. Sot një litër naftë është shitur 1 euro e 10 cent, ndërsa një benzin 1 euro e 11 cent.

Kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës,Valon Prestreshi thotë për Pista.neës se kanë nisur hetimet paraprake në këtë sektor dhe posa të kenë një vlerësim do të dalim me vendim.

“Tanimë divizioni anti-kartelë është duke e kryer punën e vet, bazuar në Ligjin për Mbrojtjen e Konkurrencës si dhe bazuar në instrukcionet e marra nga Komisioni i Autoritetit Kosovar të Konkurrences. Për çdo informatë tjetër që është për publikun do të njoftoheni”.

Një ditë më parë, Prestreshi ka pasur takime me zyrtarët e Doganës së Kosovës dhe ATK’s.Ai ka thënë se do ta hetojnë këtë sektor deri në fund, duke i bërë thirrje edhe Prokurorisë që të nis hetime.

Çka thotë Ligji për Tregti të Naftës?

Neni 11
11.1. Qeveria e Republikës së Kosovës, në propozim te Ministrit te MTI-së, mund të ndërhyjë në rastet e çrregullimit në tregun e brendshëm, dhe atë:”
a) kur ka mungesë të papritur dhe të vazhdueshme të naftës dhe derivateve të saj;
b) fatkeqësive të mëdha natyrore, apo;
c) lëvizjeve të mëdha të çmimit të naftës dhe derivateve të saj në tregun botëror dhe mospërshtatjen e çmimeve vendore me lëvizje të tilla.

11.2. Qeveria mundet, më qëllim të mbrojtjes së konsumatorëve, eliminimit të çrregullimeve në treg apo nga arsyet e tjera në interes shtetëtor, të përcaktojë çmimet shitëse maksimale (minimale) me shumicë dhe pakicë, të përcaktoje marzhat tregtare maksimale për shitje me shumicë dhe pakicë, si dhe të ndërmarrë masa të tjera në përputhje me ligj.

11.3. Në raste të ndërhyrjes, çmimi i naftës dhe derivateve të saj, duhet të përcaktohet në pajtim me dispozitat e këtij ligji.

11.4. Aplikimi i masave të këtilla mund të bëhet vetëm për periudhë të caktuar kohore por jo më gjatë se nëntëdhjetë (90) ditë pa ndërprerje./Pista.news

Loading...