Auto

VW do të ndalojë shitjen e veturave me benzinë dhe naftë në këtë treg

Norvegjia ka qenë në skajin e revolucionit të veturave elektrike tash e një kohë. Kanë bërë disa politike vërtet miqësore për blerësit e këtyre veturave, e ndoshta edhe duke e dëmtuar pak ekonominë, gjë që solli shkurtimin e disa stimujve. Megjithatë edhe importuesi zyrtar i VW është i gatshëm që ta ndërmarr hapin e radhës.

VW do të ndalojë shitjen e modeleve me benzinë, naftë dhe atyre hibride nga 1 janari i vitit 2024. Kjo ndodhë dy vite të plota para planit drastik të Norvegjisë për të shitur vetëm vetura elektrike nga fundi i vitit 2025. Kjo do të thotë se norvegjezët më nuk do të mund të blejnë modele të tjera të VW pos atyre nga familja e ID.

Kjo lëvizje nuk është edhe aq kontroverse sa pritej të ishte, plani zyrtar për ndalimin e shitjeve të të gjitha veturave që bëjnë emetimin e gazrave duke filluar nga viti 2025 ka marrë mbështetje të madhe nga populli.

Deri tash, rreth 18 për qind të veturave të pasagjerëve në rrugët norvegjeze janë elektrike, dhe duke u bazuar nga Instituti i Ekonomisë së Transportit, jo më larg se viti 2036, ajo shifër do të shkojë në 50 për qind. Dhe kjo do të ndodhë vetëm nëse qeveria nuk i ndryshon stimujt aktual.