Auto

Vetëm 10 minuta pasi e nxori veturën nga auto-salloni që i kushtoi 250 mijë dollarë, i ndodhi ajo që s’e priste

Pronarit të një veture super sportive McLaren 600 LT, i është konfiskuar përkohësisht vetura nga policia kanadeze për shkak të vozitjes së shpejtë.



Bëhet fjalë për një 39-vjeçar nga Vankuveri, i cili është ndalur për shkak të tejkalimit të shpejtësisë dhe atë vetëm 10 minuta pasi e nxjerri nga auto-salloni ku e kishte blerë, transmeton Telegrafi.

Policia kanadeze ka konfirmuar se ai kishte vozitur me 161 kilometra në orë në një zonë të kufizuar me 100 km/h, dhe kështu vetura e tij e shtrenjtë McLaren 600 LT i është konfiskuar për shtatë ditë.

Atij përveç se do t’i ndalohet të vozit veturën sportive vlera e të cilës kap shumën e 250 mijë dollarëve, do t’i duhet edhe të paguaj dënimin prej 368 dollarë për tejkalim shpejtësie.


Kujtojmë që McLaren 600 LT është prezantuar gjatë vitit të kaluar dhe ka një motor me 3.8 litra bi-turbo V8 që prodhon 600 kuaj fuqi. Shpejtësinë nga 0-100 km/h e arrin për vetëm 3.2 sekonda, derisa atë prej 0-200 për 9.5 sekonda. Shpejtësia e tij maksimale është 328 km/h. /Telegrafi/