Auto

Super avionët që SHBA vitin e ardhshëm i dorëzon Turqisë

Shefi i programit për prodhimin e avionëve F-35 admirali Mat Winter mbrëmë në Arlington tha se pret që dy fluturaket t’i dorëzohen Turqisë në muajin mars

WASHINGTON (AA) – Autoritetet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) vitin e ardhshëm do t’i dorëzojnë Turqisë edhe dy avionë ushtarakë F-35.

Shefi i programit për prodhimin e avionëve F-35 admirali Mat Winter mbrëmë në Arlington tha se pret që dy fluturaket t’i dorëzohen Turqisë në muajin mars.

Turqia planifikon të blejë një flotë prej 100 avionëve F-35.

“Nuk shoh ndonjë indikacion se diçka mund të ndryshojë në zbatimin e projektit për dërgimin e 100 avionëve në Turqi,” tha Winter.

Ai gjithashtu tha se zyra e tij ka përgatitur informacione teknike dhe programore për një raport që Pentagoni duhet t’i paraqesë Kongresit gjatë 90 ditëve të para të vitit të ardhshëm.

Në fund të qershorit, Turqia mori dy avionët e parë F-35 dhe momentalisht pilotët turq janë stërvitje në SHBA.

Ky është një avion ushtarak i kompanisë Lockheed Martin dhe është një nga prodhimet më të shtrenjta në industrinë ushtarake amerikane. Avioni kushton 100 milionë dollarë.

Turqia ka qenë pjesëmarrëse në programin ndërkombëtar të prodhimit F-35 që nga viti 1999 dhe kompania e saj prodhon pjesë të saj.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?