Auto

Skoda sjellë veturën elektrike super të shpejtë (Foto)

Skoda ka ka zbuluar SUV-in elektrik Enyaq iV vRS. Ky model vjen me bateri 82 KWh dhe parashihet të ofrojë mundësinë e ngasjes me një mbushje në largësi prej 500 km, si dhe mund të japë deri në 296 kuaj fuqi. SUV-ja pretendohet të arrijë shpejtësinë treshifrore në 6.5 sekonda, kurse shpejtësia maksimale do të arrijë në 278 km/h.

Me bateri 82 KWh, SUV elektrik i ri Skoda Enyaq iV vRS thuhet se do të arrijë të karikojë bateritë nga 10% në 80% në vetëm 36 minuta. SUV-i elektrik vjen me pesë versione; Eco, Comfort, Normal, Sport dhe Traction.

Skoda thotë se SUV-ja është ndërtuar për të transportuar 5 persona dhe ka një kapacitet magazinimi prej 585 litrash. Skoda Enyaq iV vRS ka dizajn sportiv me përparëse dhe të përparme me ngjyrë të zezë me shkëlqim, derisa grila e përparme vjen në formë kristalesh me 131 drita LED.

Në brendësi SUV do të këtë ulëse me lëkurë artificiale dhe me disa fibra karboni. Do të kenë një ekran me prekje prej 13 inç. Sa i përket çmimit, Skoda Enyaq iV vRS SUV elektrike pritet të vijë me një çmim fillestar prej 53,000 funte. /Shqip.com