Auto

Shqiptari ende vazhdon të punojë si taksi me veturën Mercedes E-Class, me 1.6 milion kilometra të kaluara

Mercedes E-Class W124 është një “tank” në rrugë dhe një nga modelet më të fuqishme të markës gjermane të veturave. Shembulli më i mirë për këtë vjen nga Shqipëria. Bëhet fjalë për modelin E200, i prodhuar më 1993, i cili në fakt është i pari me emrin E-Class. Me një motor 2.0 litërsh me katër cilindra, shembulli ndodhet në Shqipëri tash e 15 vjet pas importimit nga Gjermania.

Pronari i saj, Luan Nina, e përdor atë për taksi, ndaj nuk është çudi që makina ka kaluar pothuajse 1.6 milionë kilometra (më saktë, 1.584.589 kilometra). Pavarësisht kilometrazhit të madh, E-Class vazhdon të jetë i përdorshëm. Luan Nina tha se vetura e tij besnike nuk ka ndërmend të dalë “në pension”. Meqë ra fjala, çdo e treta makinë e regjistruar në Shqipëri është e markës Mercedes. Shumica e këtyre makinave janë mbi dhjetë vjeç të vjetra.

Shiko videon: