Auto

Peugeot i lë të gjithë gojëhapur në Paris

Ndërkohë që coupet sportive ditëve të sotit nuk po preferohen aq shumë, Peugeot ka zbuluar një koncept fantastik në Paris Motor Show.

Ky koncept quhet e-Legend dhe ka marrë vëmendjen e të gjithëve në ekspozitë, shkruan IndeksOnline.

E frymëzuar nga 504, e-Legend përmban fenerë të dyfishtë në pjesën e përparme që i japin një pamje klasike, me një grilë muskulore që kalon nëpër gjerësinë e saj.

Unike duket edhe në pjesën e prapme, me drita të trefishta në formë vertikale dhe emrin e prodhuesit të shkruar në mes. Sic e vëreni nuk ka tuba të shkarkimit (auspuh), kjo është për shkak se përdor një motor të fuqishëm elektrik që prodhon 456 kuajfuqi.

Motorët elektrikë e lejojnë atë të shkojë në 100 km / orë për më pak se 4 sekonda, ndërsa ka shpejtësi maksimale në 220 km / orë. Në të njëjtën kohë, bateria prej 100 kWh i jep asaj një varg mbresëlënës prej 600 km ngasje.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?