Auto

Përfitimet enorme që ka Porsche në baza ditore, orë, minuta dhe sekonda

Mund të thuhet se prodhuesi gjerman Porsche, është në krye të përfituesve në botën e automobilizmit

Të gjithë prodhuesit e kanë zili Porschenë, pasi ka një linjë të përkryer modelesh, histori të ndritur, dizajnim dhe ndërtim në nivel artistik, si dhe përfitimet enorme që i ka, transmeton Telegrafi.

Mjafton emri që mbanë, sa herë që përmendet të lë të mendosh për diçka madhështore, njëjtë sikur edhe Ferarri. Por, ky prodhues italian ka vetëm super-makina, derisa ta lansojë makinën SUV.

Në anën tjetër, Porsche ka të gjitha llojet e makinave, duke ofruar mundësi për të gjithë. Kjo ka bërë që të ketë përfitime të mëdha, siç janë 4.3 miliardë euro gjatë vitit të kaluar.

CNBC ka bërë disa llogari, për të shikuar financat e deklaruara të Porsche dhe ka arritur përfundimin se fiton më pak se 135 euro për çdo sekondë. Kjo i bie se ka fituar 8,402 euro në minutë, afro 448 mijë euro në orë, 11.7 milionë euro në ditë dhe 82 milionë në javë.

Gjithnjë sipas CNBC, Porsche ka fituar për çdo gjashtë sekonda nga 814 euro, pa përshirë taksat gjatë vitit 2017. Rezultatet tregojnë se Porsche jo vetëm që e ka arritur kulmin me makinë sportive 911, por edhe mënyrën se si të arkëtojë shumë marramendëse të parave.

Më e lira Porsche, modeli 718 Cayman fillon prej 50 mijë euro, teksa më i shtrenjti është 911 GT2 RS për të cilin kërkohen 300 mijë euro për ta kompletuar. Me njësitë që ka dhe ofertat e shumta, nuk është çudi që Porsche të ketë përfitime enorme gjatë një viti.

Këto shifra, për 2018-ën do të rriten në masë të madhe. Duhet pasur parasysh se vitin e ardhshëm, vjen makina e parë tërësisht elektrike Porsche Taycan, e pasuar nga versioni Mission E Cross Turismo Concept.

Nuk ka dyshim, se këto do të ngritin edhe më shumë bilancin e përfitimeve të Porsche. /Telegrafi/


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?