Auto

Ky vend do të blejë nga Turqia 118 automjete të blinduara “Hızır”

Ushtria e Kenias do të blejë nga Turqia 118 automjete të blinduara për transportimin e personelit të saj, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësja e Forcave të Mbrojtjes së Kenias, Zipporah Kioko në një deklaratë për gazetën “The Star” tha se me qëllimin për të mbrojtur kufijtë dhe për një luftë efektive kundër organizatës terroriste Al-Shabaab, do të blejnë mjetin e emërtuar “Hızır” të prodhuar nga Katmerciler një nga kompanitë e industrisë turke të mbrojtjes.

Autoblindi transportues për personelin në fjalë do të sigurojë “lëvizshmërinë mbrojtëse” që ushtria e Kenias ka nevojë, theksoi Kioko e cila bëri të ditur se janë pranë fundit në marrëveshjen për 118 automjete.

Gazeta ka shkruar se kostoja e 118 automjeteve është rreth 7.7 miliardë shilina të Kenias (rreth 70 milionë dollarë).

Ka fuqinë motorike më të lartë në klasin e tij

“Hızır” ka fituar një pëlqim të madh në prezantimin e bërë nga presindeti Recep Tayyip Erdoğan në panairin e tretë High-Tech Port by MÜSİAD në nëntor 2016. Ai ka fuqinë motorike më të lartë në klasin e tij në industrinë turke të mbrojtjes dhe gjithashtu tërheq vëmendjen si mjeti i blinduar luftarak më i fuqishëm me rrota.

“Hızır”, i cili është plotësisht prodhim i inxhinierisë turke, siguron mbrojtje të lartë kundër minave dhe shpërthyesve artizanalë, është i përforcuar nga pikëpamja balistike, ka aftësi të lartë të manovrës, i konfiguruar 4×4 dhe ka 400 kuaj fuqi.

I zhvilluar sipas standardeve të NATO-s, automjeti siguron një mbrojtje të lartë kundër minave pasi ka kaluar me sukses të gjitha performancat dhe testet për shpërthimet si dhe është miratuar pas testimit të kryer edhe nga një institucion testimi i pavarur jashtë vendit.

Në të njëjtën kohë, “Hızır” mbart edhe cilësinë për t’u përshtatur si një mjet për kontroll komandues, mjet për mbrojtje kimike, biologjike, radiologjike, bërthamore (CBRN), si mjet mbartës i armëve ku mund të integrohen lehtë sisteme të ndryshme të armëve, mjet ambulancë, mjet për sigurinë kufitare, mjet zbulues si dhe mund të bëhen konfigurime të ndryshme të ngjashme në shumë drejtime si dhe si një mjet i platformës me kosto të ulët dhe mirëmbajtje të lehtë.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?