Auto

Ky shtet ndalon shitjen e veturave me naftë dhe benzinë

Qeveria japoneze po përgatitet të heqë dorë nga shitja e veturave me naftë dhe benzinë ​​për të lehtësuar kalimin në një lëvizshmëri më të qëndrueshme mjedisore, deklaruan mediat japoneze duke cituar burime ekzekutive.

Qëllimi i qeverisë do të zyrtarizohet deri në fund të këtij viti, pas një serie studimesh të thelluara nga një komision ekspertësh dhe hyrjes në fuqi të ndalimit të veturave që përdorin vetëm lëndë djegëse fosile duhet të ndodhin deri në vitin 2035.

Vendimi pason njoftimin në fund të tetorit nga kryeministri japonez Yoshihide Suga për të ulur emetimet e gazeve serrë në zero deri në vitin 2050, pa dhënë detaje specifike, dhe një të ngjashëm në mes të nëntorit të marrë nga homologu i tij britanik, Boris Johnson, kundër shitjeve në Britani të çdo makine të re me naftë ose benzinë ​​nga 2030.

Shitjet e veturave me emision të ulët në Japoni, përfshirë ato me motorë hibridë, nuk kaluan 40% të totalit në 2019.


SHIKO EDHE: Si do të duket jeta pas COVID-19?