Auto

Kjo është makina më e vogël në botë, nuk do ta besoni sa kushton

Me një gjatësi jo më shumë se 1.35 metra dhe me origjinë britanike, Peel P50 figuron në Librin Guinness si makina më e vogël e prodhuar ndonjëherë në planet. Kompania Peel Engineering Company, me bazë në Britani, arriti të futej në Guinnes pasi lançoi makinën e saj.

Ajo që e bëri këtë makinë këtë Peel P50 të njohur në të gjithë botën ishin dimensionet e saj të paimagjinueshme. Në vitin 2010, pothuajse 50 vjet pas fillimit të prodhimit, P50 u emërua makina më e vogël në planet, duke shkruar emrin e saj në Librin Guinness.

Vetëm një shofer mund të futej brenda makinës, me kusht që fiziku i tij ta lejonte atë të futej në boshllëkun e poliestërit të kompanisë Peel. Në vitin 2013, në një ankand RM Auction, një nga 47 kopjet e Peel P50 u shit për 95,000 euro.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?