Auto

Iu përballon bombave dhe armëve, ky është xhipi i ri i Range Rover

Sentinel, model i plasuar në vitin 2015 për herë të parë nga firma e prodhimit të automobilave, Range Rover, është përditësuar në një version për vitin 2020.



Range Rover Sentineli 2020 është blinduar në mënyrë të atillë që t’i bëjë ballë shpërthimeve të bombave dhe armëve të zjarrit AK-47 ose AR-15, transmeton lajmi.net.

“Njerëzit janë të shqetësuar nga aktet e dhunës. Avokatët, mjekët, njerëzit e biznesit janë të shqetësuar për familjarët e tyre”, ka thënë Mark Burton, nga kompania e armëve ArmorMax.

Modeli i ri Sentinel peshon më shumë se dyfishi i një Range Roveri. Për të mbajtur gjithë atë peshë, Sentineli i ri vjen me një motor të fuqishëm V8.

Range Rover nuk e zbuloi ende çmimin e Sentinelit të tij më të ri, por modeli i 2015 filloi me 445,000 dollarë (rreth 404,000 euro).