Auto

Hyundai prezanton veturën e re Elantra N më 14 korrik

Hyundai Elantra N është një prej veturave më të kërkuara të Koresë së Jugut.

Siç kanë bërë të ditur nga kjo kompani, Elantra do të vihet në lëvizje nga motori me 1.6 litra me katër cilindra që do të prodhojë 210 kuaj-fuqi, dhe do të jetë pikërisht ndërruesi manual me gjashtë shpejtësi apo ai “dual clutch” me shtatë shpejtësi, që e bën të sigurtë gjatë vozitjes.

Dritat LED dhe spojlerët e vogël e bëjnë më agresive dhe sportive, në anën tjetër, fellnet 22 inç dhe goma e Pirelli i japin një frymë të një veture luksoze, transmeton Telegrafi.

Kjo veturë zyrtarisht pritet të prezantohet me 14 korrik, ku në atë ngjarje do të zbulohen karakteristika tjera. /Telegrafi/


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?