Auto

Gomat që mund të përshkruajnë 130 mijë kilometra, por edhe bëjnë për çdo stinë

Më saktësisht, është rreth 80,000 milje ose 128,750 km.

Kjo është kilometrazhi për të cilin prodhuesi garanton jetën e gomave të tij.

Kjo nuk është shaka ose titull ‘clickbait’ sepse pas të gjithash qëndron një prodhues me reputacion.

Nokian finlandez, e njohur për gomat e saj të dimrit, po lançon goma të reja të quajtura One, të cilat mund të mburren me jetëgjatësi të pakonkurueshme ndaj konkurrencës, ka mësuar American Car and Driver, transmeton Telegrafi.

Dhe për t’i bërë gjërat më mirë, këto janë goma gjatë gjithë vitit, që do të thotë që ju do të jeni në gjendje të vozisni për vite me radhë në të njëjtin set.

Gomat tashmë kanë hyrë në prodhim, paralelisht në impiantet amerikane (Tenesi) dhe ato evropiane. Në vend të çmimit, u vendos vetëm njoftimi se çmimi është i përballueshëm.

Nokian One është goma e parë nga ky prodhues që është zhvilluar për tregun e Amerikës së Veriut.

Sekreti i jetëgjatësisë është në përzierjen e materialeve. Deri më tani, dihet që Nokian përdor fibra aramid të cilat janë një pjesë integrale e gomave të dimrit Hakkapeliitta LT3 dhe R3.

Fibrat forcojnë strukturën e gomave dhe sigurojnë rezistencë më të madhe ndaj dëmtimeve që mund të shkaktohen nga vozitja mbi gropat në rrugë. /Telegrafi/