Auto

Daimleri tërheq nga tregu 744 mijë vetura Mercedes-Benz

Prodhuesi gjerman i automjeteve Daimler AG ka konfirmuar se do të tërheqë nga tregu amerikan 744 mijë vetura të modeleve të krijuara ndërmjet 2001-2011, raporton Reuters.



Kjo për shkak se paneli i xhamit të diellit i vendosur në çati mund të shkëputet dhe një gjë e tillë mund të jetë e rrezikshme.

Modelet që do të tërhiqen nga tregu janë C-Class, CLK-Class, CLS-Class dhe E-Class, transmeton Koha.net.

Loading...

Daimleri thotë se lidhja ndërmjet panelit të xhamit dhe kornizës së rrëshqitjes mund të mos i plotësojë specifikimet dhe mund të çojë në shkëputje të panelit.

Pronarët që kanë paguar për këtë riparim do të rimbursohen nga Daimleri.


Tregtarët do të inspektojnë lidhjen e panelit dhe do të zëvendësojnë çatinë rrëshqitëse nëse është e nevojshme, bën të ditur kompania.

Loading...