Auto

BMW prezanton modelin X5 të blinduar, rezistent ndaj sulmeve më të ashpra

BMW-ja ka prodhuar një version të blinduar të SUV-it të saj, të quajtur X5 Protection VR6.



BMW-ja X5 Protection VR6 u ofron individëve privatë dhe personave në rrezik mbrojtje nga sulmet e dhunshme, rrëmbimi ose krimi i organizuar. Ky është shpesh një kriter vendimtar, veçanërisht në rajone si Amerika e Jugut, Afrika ose Rusia.

Prodhimi kryhet sipas standardeve të rrepta të prodhimit të përcaktuara nga BMW Group.

Kështu që, BMW-ja X5 Protection VR6 kombinon një gamë standardesh të pajisjeve mbrojtëse të integruara me dinamikën e drejtimit, komoditetin dhe teknologjinë e përparuar të BMW X5.


Certifikimi zyrtar u krye në bazë të udhëzimeve për automjete rezistente ndaj plumbave (BRV 2009), Automjeteve rezistente ndaj eksplozivit (ERV 2010) dhe PAS 300, të cilat përcaktojnë rezistencën e forcave plasëse dhe eksplozive të automjeteve të sigurisë.

BMW pohon se ky X5 është i aftë ti rezistoj sulmeve nga armët e vogla të zjarrit e deri te ato të kalibrit 7.62 x 39 mm, të cilat përdoren nga armët si AK-47.

Ky SUV gjithashtu mund ti rezistoj edhe sulmit të dinamitit TNT deri në 15kg në distancë prej 4 metrash si dhe granatave të dorës.

Loading...