archive29 Qershor, 2022 - 21:31

Sporti

Distria Krasniqi e jashtëzakonshme, fiton medaljen e artë për dy minuta

Distria Krasniqi po vazhdon me sukseset e saja të jashtëzakonshme. Ajo ka fituar medaljen e artë në kategorinë deri në 42 kilogramë në Lojërat Mesdhetare Oran 2022, shkruan Gazeta Express. Krasniqi triumfoi me IPPON ndaj xhudistes kroate, Ana Viktorija Puljiz brenda dy minutave. Xhudistja kosovare në gjysmëfinale e mposhti spanjollen...
Lajme

MAShTI publikon rezultatet e Testit të Maturës, këto janë rezultatet

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka publikuar sot rezultatet e Testit të Maturës, ku arritshmëria mesatare është 78.43 për qind. Këtë vit testit i janë nënshtruar rreth 22 mijë nxënës në gjithë vendin, njofton MAShT. Prej këtij rezultati, kalueshmëria në mësimin në gjuhën shqipe është 78.23 për qind,...
Sporti

FC Prishtina ndahet edhe me dy futbollistë

Vazhdojnë largimet nga FC Prishtina. Bardhekaltrit kanë njoftuar se sot i kanë ndarë rrugët edhe me dy futbollistë. Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin kroat Josip Tomasevic dhe sulmuesin afrikan Sadam Sulley. Kryeqytetasit i kanë falënderuar futbollistët në fjalë për kontributin e dhënë dhe iu kanë uruar suksese atyre në të ardhmen....
Lajme

Një 25-vjeçare gjendet pa shenja jete në Prishtinë

Një 25-vjeçare është gjendur pa shenja jete në Prishtinë. Rastin për Gazetën Online Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Agron Borovci, ku i njëjti ka thënë se elementet e para sugjerojnë për vetëvrasje. “Rreth orës 13:40, kemi pranuar informatën për një trup të pajetë, në rrugën “Lekë Dukagjini” në...
Lajme

Kryetarja e Gjykatës Speciale anulon vizitën e 4 korrikut në Kosovë

Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, e ka anuluar vizitën e saj në Kosovë të planifikuar për ta realizuar gjatë muajit korrik, raporton Express. Kështu është njoftuar zyrtarisht në faqen e Gjykatës Speciale, duke thënë se ngjarja do të mbahet vetëm “online” më 4 korrik. Derisa kanë thënë se Trendafilova...
Biznes

Bashkësia Islame e Kosovës nënshkruan marrëveshje për pranimin e 25 tonë hurmave nga Arabia

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, ka pritur në takim ambasadorin e Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë, Feisal Ghasi Ismail. Gjatë këtij takimi, Tërnava nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi për pranimin e 25 tonë hurmave nga Arabia Saudite nëpërmjet ambasadës në Tiranë. “Gjatë kësaj vizite, ambasadori i Mbretërisë...
Lajme

177 raste pozitive me COVID-19 brenda 24 orëve në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 177 raste pozitive me COVID-19. Gjatë 24 orëve janë shëruar 13 pacientë, teksa numri i rasteve aktive është 486, transmeton Klankosova.tv. Ndërsa, të vaksinuar brenda 24 orëshit janë 70 persona, ku me dozën e parë...