ShowBiz

Unikkatil i ftuari special në shtëpinë e Bes Kallakut

Mbrëmjen e djeshme si Besi ashtu edhe Xhensila kanë postuar video në profilet e tyre në Instagram teksa kanë organizuar një barbekjy në shtëpinë e tyre në Gjirin e Lalzit. Me zgarën po merrej vetë Besi ndërkohë shihnim dhe familjarë të tyre rreth e rrotull.



Ndërkohë vetëm pranë mesnate, Besi i ka treguar të gjithëve se në këtë festë familjare i ftuar ka qenë edhe reperi i njohur, Unikkatil, i cili jo vetëm që i redukton shumë daljet në publik por edhe nuk tregon kur vjen në Shqipëri apo Kosovë.