ShowBiz

Rita Ora e mahnitur nga kënga e Dafinës dhe Taynës, ja çfarë thotë

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Rita Ora së fundmi ka befasuar me një postim në rrjetin social, Instagram.



Artistja shqiptare ka vendosur që t’i thotë disa fjalë për dy artiste gjithashtu të njohura shqiptare, bëhet fjalë për Taynën dhe Dafina Zeqirin.

Rita përmes një imazhi të publikuar në profilin e saj, ka vendosur që t’i falënderojë Taynën dhe Dafinën që sipas saj po përfaqësojnë lirinë dhe atraktiven në të njëjtën kohë.

“A mundem vetëm të tregoj një gjë, se pse jemi ne vajzat shqiptare kaq të mira!! E dua vendin nga vij dhe më pëlqen të shoh vajzat që kujdesen për veten dhe inspirojnë të tjerët. Faleminderit vajza që po përfaqësoni lirinë dhe atë se është mirë të jesh e lirë dhe seksi në të njëjtën kohë. Vetëm vazhdoni.”, ka shkruar Rita sipër kësaj fotografie.

Kujtojmë që para dy ditëve, Tayna dhe Dafina publikuan bashkëpunimin e tyre të parë që titullohet “Bye Bye”. Kënga arriti të pëlqehet shumë nga publiku dhe deri më tani numëron mbi dy milionë klikime në kanalin Youtube.