Sporti

Arsim Plepolli dhe Liridon Balaj, të hënën vijnë në “90plus”

Të hënën në emisionin “90plus” të autorit Adem Haliti, mysafirët e radhës do të jenë jetë trajner dhe analist i futbollit, Arsim Plepolli si dhe talenti i njohur i futbollit Liridon Balaj, i cili nga Besa e Pejës ka kaluar në klubin zvicerian FC Aarau, raporton Korrespodenti.



Si çdo herë në “90plus” do të ketë një debat të nxehtë, ku temë kryesore e diskutimit do të jenë talentët e futbollit kosovar.

Autori i “90plus”, Adem Haliti

Emisionin “90plus” mund ta shikoni në faqen në Facebook të ‘Radio Prishtina’ si dhe ‘TV Zëri’ duke filluar nga ora 18:15.

Kujtojmë se “90plus” është një nga emisionet më të shikuara sportive në vend, ku deri më tani, mysafirë kanë qenë emrat më të mëdhenj të sportit kosovar./Korrespodenti

Arsim Plepolli