Sporti

11 vjeçari thyen hundën duke vrapuar tek Salah, por ajo çfarë ka bërë pastaj ylli i Liverpoolit ka habitur të gjithë

11 vjeçari, Louis Fowler u përplas në një shtyllë drite duke thyer edhe hundën teksa vrapoi për tu takuar me yllin e Liverpool, Salah.



Djaloshi 11 vjeçar Louis Fowler dhe vëllai i tij ishin duke pritur jashtë ‘Melwood’ për të parë idhujt e tyre duke dal nga qendra stërvitore, në momentin kur doli Salah ata vrapuan pas veturës se tij për ta përshëndetur dhe gjatë vrapimit djaloshi Louis Fowler u vet aksidentua duke u rrezuar dhe humbi ndjenjat në tokë.

Mohamed Salah e kishte vërejtur atë që kishe ndodhur dhe u kthye prapa me makinën e tij për ta parë gjendjen e djaloshit, për të cilin u konstatua me pas se ka thyer hundën.

Salah me pas shkoi të shtëpia e prindërve të djemve të rinj dhe ia realizoi ëndrrën duke bërë fotografi dhe kaluar kohë bashkë me ta.

Babai i çunave më pas përmes rrjeteve sociale e falënderoj shumë ‘mbretin’ egjiptian duke thënë të gjithë në shtëpi mbeten të shtangur kur ai erdhi për vizitë dhe se dhimbja që kishte pësuar djali i tij përfundoi sapo mori një përqafim nga ai, Djali i kishte thënë se: “Ia vlejti ky resitim i hundës”, duke e quajtur një zotëri të vërtetë Salah’un./AlbanienShow