Auto

Volkswagen Amarok vjen në versionin sportiv

Veturat e veçanta gjithnjë janë më atraktive dhe nuk nënkuptojnë vetëm zhvillim në performancë. Inxhinierët e kompanisë gjermane që merret me modifikimin e veturave, Werk2, kanë prezantuar edicionin e veçantë të Pick-upit të Volkswagenit – Amarok.



Këtë Pick-up e kanë shndërruar në një model më sportiv dhe vjen me amortizatorët e rinj dhe motor të përforcuar, transmeton Koha.net. Po ashtu, tani është më i gjatë për 25 mm dhe vjen me set të ri të rrotave sportive “OZ” 22-inç nga alumini dhe me goma të veçanta.

Vozitjen atraktive e sportive e mundëson motori dizel 3.0-litër V6 Turbo TDI i cili është përforcuar nga 258 në 350 kuajfuqi.

Gjithashtu, ky Amarok i modifikuar tani shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë për vetëm 5.8 sekonda ndërsa atë maksimale deri në 250 km/h.