précis

Pianistja kosovare Artemida Qarri përformon në teatrin antik “Teatro Di Marcello” në Romë më 27 korrik

Pianistja e njohur kosovare Artemida Qarri, nesër me datë 27 korrik mban koncert solistik në kryeqyetin italian në Romë. Ky koncert do të mbahet në teatrin antik “TEATRO DI MARCELLO” (Teatro di Marçelo), që është një nga teatrot më të vjetra dhe të njohur në botë (edhe më i vjetër se Colosseo).



Artemida merr pjesë në “Festival Musicale Delle Nazioni” më ftesë të organiztorëve të festivalit dhe do të përformojë krahas artistëve të nivelit të lartë nga e mbare bota, në mbrëmjet e quajtura Notti Romane Al Teatro Di Marcello.

Programi që do të interpretojë Artemida është një nga repertorët më të vështirë në literaturën pianistike dhe kompozitorët më të medhenj si: Brahms: Variacione e Fuga me temë të Handel op.24 dhe Fantazi Kreisleriana op 16 nga Shumann.

Koncerti mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës dhe Komuna e Romës.

Në muajin dhjetor, Artemida pati koncertin e saj solistik edhe në Paris, ndërsa tani, ajo është në përgatitje të aktiviteteve të rradhes.


Artemida është pedagoge dhe mësimdhënëse e angazhuar edhe në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës.