Lajme

Haradinaj ia dorëzon Veselit dorëheqjen nga Kryeministri

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, ka dorëzuar në Kuvend zyrtarisht letrën e dorëheqjes së tij.



Siç bëhet e ditur në njoftimin për medie të Kuvendit të Kosovës, letra e dorëheqjes u është proceduar menjëherë anëtarëve të Kryesisë së Kuvendit dhe kryetarëve të grupeve parlamentare, shkruan Reporteri.net.

Është paralajmëruar që Haradinaj zyrtarisht sot do t’ia dorëzojë letrën e dorëheqjes edhe presidentit të vendit, Hashim Thaçi, mirëpo deri më tani ende nuk e ka dorëzuar.

Kujtojmë se Haradinaj dha dorëheqjen të premten pasi Gjykata Speciale e ftoi për tu intervistuar si i dyshuar. /Reporteri.net/