précis

Çun Lajçit i pengon vëmendja e madhe për Haradinajn: Mos vajtoni si për Enverin!

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë ditës së djeshme ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga ky post.



Veprimi i Haradinajt ka prekur edhe shumë qytetarë të vendit, të cilët kanë thënë se është e padrejtë që Haradinaj të gjykohet për herën e tretë për kontributin e tij gjatë luftës së UÇK-së.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe aktori i njohur kosovar, Çun Lajçi i cili ka thënë se vetë vota e tij në Kuvend, e ka çuar Haradinajn drejt Speciales, shkruan Reporteri.net.

Ai ka kritikuar mediat për vëmendjen e madhe, dhe ka bërë thirrje që të mos vajtohet si për Enver Hoxhën, ngase Haradinaj siç do të shkojë, ashtu edhe do të kthehet, por populli i Kosovës është ai që sipas tij do të vazhdojë të jetojë në mjerim.

Postimi i Ljaçit:



“Ramush

T’erdhi ftesa dhe e pifsh për shnet, thoshte kusherini im Ramiz Kelmendi, jo Elkosi jo, e nami tybe n’asht ba!

Shko burr si gjithë të tjerët, se prap kthehesh qysh je kthye!

Veç mos u mrrol, se ftesën ta çoi Demarkacioni i gabuem!

(Edhe Ali Gucisë thonë ia hangër kryet!)

Ndaj merri me veti qata 82 deputetët që votuen për Çakorrin, bile qata që putheshin prej gëzimit, as mos i kthe!

Ta çoi gjarpni ftesën o Ramush, se ia dhe të drejtën e dialogut, ate që ty t’akonte!

Ta çoi vota jote për Specialën n’Kuvend!

Për këto pikëllohu Ramush, jo për ftesën, as për postin, se veç hije ishe, e me hije nuk sundohet!

Pikëllohu për Kosovën peng i kajtjes suaj kolektive e i s’keqës!

Edhe thuju mediave: Mos t’vajtojnë si për Enverin, se ti kthehesh prap qyshë je kthye, po na qysh jetojmë në ket mjerim?!”