Lajme

“Pamë kiametin me sy” – pushuesit në Shëngjin tregojnë për stuhinë me vetëtima që goditi plazhin

Lezha u përball me një natë të pazakontë. Stuhi, shi dhe shkarkesa atmosferike. Energjia u ndërpre dhe mungesë të saj pati dhe ditën. Në bregdetin e Shëngjinit u shkaktuan dëme.



Tarraca e këtij pallati u rrëzua, por fatmirësisht nuk pati dëme në njerëz. Pushuesit në Shëngjin ishin tronditur. Ato orë nate u janë dukur si ferri vetë. Thonë se për herë të parë janë përballur me një mot të tillë.

E gjitha ndodhi shpejt dhe panë një qiell të ndezur flakë nga rrufetë.

Pushues: “Ne dolëm në ballkone po ishte e pamundur të dilje jashtë se era e fortë merrte karrige tavolina këto dëmet e i dëgjuam, por nuk i pamë se nuk dilnim dot. Për mua ka qenë një rast i veçantë sa kam parë në jetën time, një stuhi të tillë. Kemi parë stuhi të forta, po ajo e djeshmja ishte e menjëhershme.

Në momentin e stuhisë ne ishim duke mbyll tendat e biznesit dhe në fraksion sekondash që ka ardh kjo. Vetëm se jemi tremb shumë.”


Kiamet, kiamet, ciklon”.

Pavarësisht situatës së një nate më parë, mëngjesi ishte i qetë në Shëngjin. Nisi largimi i materialeve të dëmtuara dhe pushuesit zbarkuan në plazh.

Por stuhia e fortë ka dëmtuar disa linja të tensionit të mesëm, ndërsa rajonet më të prekura nga defektet janë: Burreli, Shkodra dhe zona e Krujës. Nëenkalimi në Fushë Mamurras në superstradën Thumanë- Milot u përmbyt. Tubat e shkarkimit nuk kanë funksionuar dhe për pasojë uji bllokoi lëvizjen./abcnews