Lajme

Flet personi që e gjeti pa shenja jete fëmijën në rrugë në Fushë-Kosovë: Ishte i mbuluar me jorgan

Një fëmijë u gjet sot pa shenja jete në një rrugë në Fushë-Kosovë. Policia e ka konfirmuar rastin për Periskopin, duke e cilësuar si vd.ekje të dyshimitë.



Pastruesi i rrugëve, i cili e gjeti fëmijën pa shenja jete ka treguar se ai ishte i mbuluar me jorgan.

”Ka qenë një fëmijë 12 vjeç dhe e kam pa, pa shenja jete e kam gjetë. S’e kemi prekë dhe e kemi thirrë Policinë. Unë vec jam pastrues. Ka qenë i mbuluar me jorgan dhe asgjë tjetër s’kam pa. Ka qenë një djalë që ka flejt këtu 3 a 4 ditë. Policia e ka marrë pastaj me ambulancë. Po merret mjekësia ligjore’’, tha ai.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë në Prishtinë ka thënë se po vazhdojnë hetimet për këtë rast dhe se rasti po cilësohet si vd.ekje e dyshimtë.

“Sot rreth orës 17:30 kemi pranuar informatën se në afërsi të një ndërtese, në rrugën Xhemajl Mustafa në Fushë-Kosovë, ndodhet një person i shtrirë”, thuhet në njoftimin e Policisë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vd.ekjen e viktimës mashkull (i mitur). Aktualisht hetuesit policor në koordinim me Prokurorinë përkatëse janë duke punuar për sqarimin e rrethanave të këtij rasti”, ka thënë Ahmeti.