Auto

Lamborghini do të sjellë një super-makinë hibride, për të rivalizuar me Ferrari SF90

Super-makinën mund ta shohim, brenda një kohe shumë të shkurtër.



Ka mundësi që Bugatti ta shfaqë në Pebble Beach, që zhvillohet gjatë muajit të ardhshëm, një hiper-makinë në edicion të limituar, një vit pas prezantimit të modelit Divo në të njëjtin aktivitet.

Detajet mungojnë, megjithëse thuhet se do të jetë më i fuqishëm dhe më i shtrenjtë se sa modeli Chiron. Mirëpo, Bugatti nuk është i vetmi prodhues, që do të sjellë befasi në këtë organizim, pasi edhe Lamborghini mund të sjellë një super-makinë.

Supercar Blor raporton se Lamborghini do të sjellë në Pebble Beach, super-makinën hibride LB48H, për të rivalizuar me Ferrari SF90 Stradale, Aston Martin Valkyrie dhe Mercedes-AMG One.

Burime të afërta me Lamborghini, kanë bërë të ditur se mund të quhet Unico dhe lansohet në vetëm 63 njësi, ndërsa secila prej tyre do të ketë çmim prej 2.5 milionë eurove.