Lajme

Humb jetën një kosovar në bregdetin e Durrësit

Një turist ka humbur jetën sapo është futur në det për tu larë.



Burime nga policia bëjnë me dije se rreth orës 12:46, në lagjen Nr.13,Durrës, shtetasi S.A., 49 vjeç, banues në Gjermani, është futur në det dhe ka gjetur vdekjen.

Personi është shtetas nga Kosova, por banues në Gjermani dhe kishte ardhur për pushime në Durrës.

Paraprakisht dyshohet se bëhet fjalor për sulm kardiak. Grupi Hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./Top Channel/