Lajme

Ja si do të jetë moti në Kosovë nesër dhe pasnesër

Nesër në Kosovë do të mbajë mot mjaft jostabil, paradite me intervale kohore me diell, kurse pasdite priten zhvillime të vranësirave konvektive të cilat do të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Në disa lokacione mund të ketë edhe breshër.



Në Shqipëri poashtu mot i ndryshueshëm, me intervale të gjata kohore me diell, ndërsa pasdite priten rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Reshjet më të rralla do të jenë në bregdet.

Edhe në Maqedoninë e Veriut dhe Mal të Zi nesër do të mbajë mot i paqëndrueshëm, me zhvillime të vranësirave pasdite dhe rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Edhe të mërkurën pritet të kemi mot mjaft jostabil, me intervale kohore me diell, ndërsa pasdite me zhvillime të vranësirave të cilat do të sjellin rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Perëndimi dhe jugu i Shqipërisë do të mbesin pa reshje, ose reshje mjaft të izoluara.

Mot i ngjashëm pritet edhe të enjtën, ndërsa të premtën dhe të shtunën rrebeshet do të rrallohen dukshëm./Meteoballkan