Lajme

Ja çka thonë analistët për Vizionin e Kadri Veselit si udhëheqës i rizgjedhur i PDK’së

Profesori universitar, Armend Muja ka vlerësuar se Partia Demokratike e Kosovës gjendet në momente mes të shkuarës së saj dhe qëllimit për tu forcuar me njerëz të rinj.



Sipas Mujës i cili komentoi Konventën e PDK-së në Zona B, ndaj dhe pati disa arsyetime ndaj Kadri Veseit, për disa ngecjet e ndodhura, njofton Klan Kosova.

”Pati një lloj arsyetimi sa i përket disa ngecjeve që kanë ndodhur. Si duket PDK për momentin është midis të së shkuarës së saj por edhe me tendencën që të forcohet me njerëz të rinj. Por tek rinia mbetet një sfidë, që kritikët do të pyesnin që në këto 20 vjetët e fundit, pse rinia nuk ishte prioritet?”

Ndërsa analisti Ilir Mirena theksoi që PDK nuk është ballafaquar ndonjëherë me gjendje të tillë të shkallës së Lidhjes Demokratike e Kosovës pas rrahjeve të fundit.

”PDK ka pasur incidente në Pejë por jo në shkallën e LDK-së dhe partive të tjera”.

Lidhur me fjalimin e Kadri Veselit dhe vizionin e tij në PDK, analisti Valon Syla, ka thënë se ky subjekt la të kuptoi për reflektimin, njofton Klan Kosova.

”Dekada e Re parasheh më shumë se PDK-ja do të merret me veten. E shohim që i drejtohet vetvetes edhe sa i përket nepotizmit. Bisedonte për PDK-në por edhe për reflektimin që kjo parti e bënë si një ndër partitë më të forta në Kosovë. Sa do t’mund ta arrijë këtë mbetet të shihet në vazhdim”.

”Salla u zbraz në mënyrë shumë të shpejtë, të civilizuar, është një profesionalizëm që njerëzit këtu që po punojnë po dihet çka po bëjnë. Edhe në shtetet e huaja, kandidati nuk është shumë i sukseshsëm por në fund pa marrë parasysh kush fiton, kur bëjnë ndarjen e pushtetit, është njëfar lloj matje më e mirë e përfaqësimit të shpirtit brenda”.