Sporti

Shqipëria humb katër vende në renditjen e FIFA’së

Fitorja 2 me 0 me Moldavinë në “Elbasan Arena” nuk i ka mjaftuar Shqipërisë për të përmirësuar pozitën e saj në renditjen e përgjithshme të FIFA-s për muajin qershor.



Përkundrazi, kuqezinjtë kanë humbur katër vende, duke zbritur nga pozicioni i 62-të në të 66-in, ndikuar nga fakti që koeficienti i fitores me Moldavinë nuk i ka dhuruar pikët e mjaftueshme formacionit të Rejas (humbi pikë me Islandën), teksa ekipe te tjera si Mali, Bregu i Fildishtë apo Bolivia janë ngjitur në renditje.