Lajme

Kuvajti dhe Arabia Saudite regjistrojnë temperaturën më të lartë në planet

Një person ka vdekur dje në Dubai nga i nxehti ekstrem njofton gazeta”Al Rai daily”.



Personi në fjalë pësoj infarkt në zemër përderisa raportohet se ekipi i ndihmës së shpejtë nuk arriti në kohë për ta shpëtuar përkundër përpjekjeve maksimale. Ekipet e forenzikës theksuan se shkaku i vdekjes ishte ekspozimi i tepruar në diell.

Kuvajti të shtunën regjistroi temperaturën më të lartë në botë 52.2 gradë celsius nën hije, ndërsa 63 gradë celsius u regjistrua nën ndikimin direkt të rrezeve të diellit. Kjo sipas gazetës Al-kabas. Në Arabinë Saudite temperatura maksimale arriti deri në 55 gradë celsius sa u regjistrua në Al-Majmah pasdite.

Websajtet meteorologjike të Arabisë Saudite kanë raportuar se vala ekstreme e nxehtësisë ka përfshirë edhe Katarin, Bahreinin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Meteorologët nga Kuvajti kanë parashikuar një verë jashtëzakonisht të nxehtë këtë vit duke parashikuar temperaturat deri në 68 gradë celsius gjatë muajit të ardhshëm nën rrezet direkte të diellit.

Edhe në Irak, në Provincën jugore të këtij vendi Maysan temperatura maksimale është regjistruar 55.6 gradë celsius.