Lajme

Haradinaj: Përulemi përgjithmonë për të gjithë që u flijuan për lirinë tonë

Në Komunën e Obiliqit sot është përuruar shtëpia e kulturës “Xhavit Haziri”, transmeton Klan Kosova.



Këtë e bëri të ditur Kryeministri Ramush Haradinaj me anë të një postimi në rrjetin social Facebook.

Hradinaj tha se ka pasë nderin që ka qenë prezent në këtë përurim.

“Jam i lumtur që Komunës së Obiliqit, veçanërisht pas ligjit për Obiliqin, po i kthehet dalëngadalë dinjiteti, duke marrë vëmendjen e merituar”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ja  postimi i plotë:


Jam i lumtur që Komunës së Obiliqit, veçanërisht pas ligjit për Obiliqin, po i kthehet dalëngadalë dinjiteti, duke marrë vëmendjen e merituar.

Sot, pata nderin të isha i pranishëm në përurimin e Shtëpisë së Kulturës në Komunën e Obiliqit që mban emrin e heroit kombëtar “Xhavit Haziri”, në një ditë të veçantë për qytetarët e kësaj komune që shënon edhe 20-të vjetorin e Ditës së Çlirimit.

Falë përkrahjes së Qeverisë dhe vendosmërisë së kryetarit Xhafer Gashi, ky qytet po ecë përpara me projekte infrastukturore dhe projekte të tjera që përmirësojnë jetën e banorëve.

Angazhimi ynë, i përbashkët do të vazhdojë!

Në këtë ditë, vërtetë janë bashkuar shumë gëzime dhe të gjitha e kanë rëndësine e vetë.

Ne përulemi përgjithmonë për të gjithë ata që u flijuan për lirinë tonë!