Biznes

5.5 milionë euro në ditë, kontributi i diasporës për Kosovën

Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku, duke cituar të dhënat e Bankës Qendrore, ka thënë se kontributi i diasporës për Kosovën është plot 5.5 milionë euro në ditë.



“Nëse keni pyetur ndonjëherë se si mbijeton Kosova, këto 2 miliardë të tyre, çdo vit e secilin vit, bëjnë përgjigjen”, ka shkruar Abdixhiku, përcjell albinfo.ch.

Postimi i tij i plotë:

Plot 5.5 milionë euro – NË DITË – është kontributi i diasporës për Kosovën (të dhënat e Bankës Qendrore).

– 800 milionë euro para të gatshme për familjet e tyre.



– 200 milionë euro investime në pasuri.

– 1 miliard euro shpenzime gjatë qëndrimit këtu.

Nëse keni pyetur ndonjëherë se si mbijeton Kosova, këto 2 miliardë të tyre, çdo vit e secilin vit, bëjnë përgjigjen.