Sporti

UEFA kujton momentin kur Rashica i bëri “horë” bullgarët

Milot Rashica sërish ka marrë vëmendjen e faqeve të UEFA-s, por kësaj radhe për “spektaklin” kundër Bullgarisë.



Kosova të hënën shënoi fitore historike në Sofje ndaj Bullgarisë, ku padyshim se më i miri te “Dardanët” dhe ai që e udhëhoqi ekipin drejt fitores, ishte Milot Rashica.

Tani, UEFA është mahnitur me shkathtësitë e futbollistit nga Vushtrria, transmeton Insporti.

Rashica bëri driblime në krahun e majtë, para se të dërgonte topin te Benjamin Kololli i cili asistoi te goli i Vedat Muriqit, për 2:2.

Kujtojmë se Rashica në këtë ndeshje e shënoi golin e parë dhe asistoi te goli i fitores i shënuar në minutat shtesë, nga Elbasan Rashani.

Kësisoj, ylli i Werder Bremenit ishte i përfshirë në të tre golat e Kosovës në ‘Vasil Levski’. /Insporti.com/