précis

Tetë thënie të Albert Einstein që iu ofrojnë njohuri të thella mbi jetën

Shumë nga citatet e Albert Einstein, tregojnë se ky gjeni i shquar kishte shumë gjëra të rëndësishme për të thënë, jo vetëm në lidhje me shkencën dhe matematikën, por edhe për njerëzimin. Më poshtë po paraqesim 8 thënie, që zbulojnë shkallën e plotë të gjenisë së tij, dhe që ndoshta mund të ndryshojë mënyrën se si mendoni rreth botës.



1. Mbi vetminë

“Ndjenja ime e pasionuar e drejtësisë dhe përgjegjësisë sociale, ka qenë gjithmonë në një kontrast të çuditshëm me mungesën time të theksuar, të nevojës për një kontakt të drejtpërdrejtë me qeniet e tjera njerëzore”. Ky citat, tregon se Einstein ishte mjaft introvert. Në fakt, personaliteti i tij është i lidhur zakonisht me llojin e personalitetit INTP.

Ai natyrisht nuk e ka ndjerë nevojën për shumë kontakte njerëzore. E megjithatë, ka punuar fort për drejtësinë dhe barazinë e të tjerëve, duke dëshmuar se kujdesej për njerëzimin. Ai hedh kësisoj poshtë idenë e përbashkët, se njerëzit e mbyllur nuk i pëlqejnë njerëzit e tjerë.

Ndërsa Einstein-i mund t’i shmangte shpesh kontaktet e drejtpërdrejta me të tjerët, ai ishte një shkrues i madh letrash. Ndoshta si shumë njerëz të tjerë të tërhequr, ai preferonte shpesh të komunikonte nëpërmjet fjalëve të shkruara, sesa me takimet ballë për ballë.

2. Mbi misterin

“Përvoja më e bukur që ne mund të kemi është misteri. Ai është emocioni themelor, i cili qëndron në djepin e artit dhe shkencës së vërtetë”. Ky citat frymëzues, mund të na ndihmojë të jemi mirënjohës ndaj mistereve të universit. Pavarësisht nëse jemi apo jo fetarë, mund të vlerësojmë mrekullinë e botës ku jetojmë. Einstein besonte se kurioziteti është gjithashtu i rëndësishëm.

Idetë e tij, mund të na frymëzojnë të mendojmë për botën e madhërishme në të cilën jetojmë, për ta kuptuar atë, por edhe për ta lejuar veten të habitemi nga bukuria dhe kompleksiteti i saj. Ndërsa shumë njerëz të zgjuar përpiqen të kuptojnë gjithçka, Einstein shijoi pamundësinë e të kuptuarit plotësisht të botës tonë.

3. Mbi imagjinatën

“Imagjinata është më e rëndësishme se sa dija. Dija është e kufizuar. Imagjinata është ajo që e rrethon botën”. Einstein e përdori imagjinatën tek eksperimentet, që e çuan në zbulimet e tij më të mahnitshme. Ndërsa imagjinonte veten duke u përpjekur të kapte një rreze drite, shkencëtari doli me fillimet e teorisë së tij të veçantë të relativitetit.

Ky citat tregon se ai e cilësonte imagjinatën si diçka shumë të rëndësishme. Sigurisht, ne s’mund të zbulojmë kurrë ndonjë gjë të re duke përdorur idetë ekzistuese, por vetëm duke përdorur imagjinatën tone, për të dalë me diçka të re që nuk ka ekzistuar më parë në botën materiale.

4. Mbi motivimin

“Idealet që kanë ndriçuar rrugën time, dhe kohë pas kohe më kanë dhënë një kurajë të re për të përballuar jetën me gëzim, kanë qenë Mirësia, Bukuria, dhe e Vërteta. Objektet bajate të përpjekjeve njerëzore – zotërimet, suksesi i jashtëm, luksi- më janë dukur gjithmonë të përbuzshme.”

Në botën tonë materiale, ku shumë njerëz gjykohen me vlerë në bazë të zotërimeve materiale dhe statusit social, qasja e Einstein është e veçantë. Ideja e tij për ta përballuar jetën me gëzim dhe me guxim, është gjithashtu frymëzuese, sidomos duke pasur parasysh vështirësitë me të cilat ai u përball në jetën e vet.

5. Mbi vlerat

“Vetëm dija dhe aftësitë njerëzore, nuk mund të çojnë njerëzimin drejt një jete të lumtur dhe dinjitoze. Njerëzimi ka çdo arsye për të pasur standarde të larta morale mbi zbulimin e të vërtetës objektive”. Einstein ishte një gjeni që vendosi vlerat mbi njohuritë. Qasja e tij mendje hapur ndaj çdo gjëje që ekziston, siguron një kontrast me shumë nga dogmat e shkencës, materializmit dhe fesë.

Ai nuk fshehu kurrë pikëpamjet e tij pacifiste, dhe ishte një aktivist i zjarrtë kundër luftës. Aktivitetet e tij mbi të drejtat civile përfshinin peticionet, fushatat dhe fjalimet. Si një hebre i cili u përndoq nga nazistët, urrejtja e Einstein ndaj diskriminimit qe e kuptueshme.

6. Mbi opinionet

“Pak njerëz janë të aftë të shprehin opinione gjakftohta, ku secila prej tyre të ndryshojë nga paragjykimet e mjedisit të tyre social”. Kjo thënie, mund të na frymëzojë për të menduar ndryshe. Është e lehtë të ndjekësh turmën, dhe rrëmbehesh nga opinioni popullor.

Por, vetëm pse një ide është e pranuar përgjithësisht, kjo nuk e bën atë domosdoshmërisht të vërtetë. Mund të jetë e vështirë të kapërcehen paragjykimet dhe idetë tona, që i kemi pranuar qëkur ishim fëmijë, para se të mësonim si të bënim gjykime të mira. Einstein na frymëzon për të rishqyrtuar atë që besojmë se është e vërtetë.

7. Mbi fenë

“Feja ime përbëhet nga një admirim i përulur ndaj shpirtit pakufishëm superior, që e zbulon veten në detaje të vogla, të cilat jemi në gjendje t’i perceptojnë me mendjen tonë të brishtë dhe të dobët”. Pavarësisht formimit të tij si fizikan, ose ndoshta për shkak të saj, Einstein-i kurrë e humbi kurrë sensin e tij për të menduar rreth botës. Ky citat tregon qartazi besimet e tij fetare. Pavarësisht gjenisë së tij, ai ishte modest dhe nuk lejon të që për arritjet të merrte vetëm vlerësime vetjake. Ai besonte se ishte pjesë e diçkaje më të madhe se sa vetja.

8. Mbi të ardhmen

“Unë s’mendoj kurrë për të ardhmen. Ajo vjen mjaft shpejt”. Të qenit i ndërgjegjshëm është shumë popullore në këtë moment, por thënia e mësipërme tregon se Einstein ishte në dijeni të koncepteve, vite para se ato të bëheshin popullore. Ky citat i thjeshtë ka fuqinë të ndikojë thellësisht mënyrën se si e jetojmë jetën tonë.

Paramendoni sikur të ndalemi së shqetësuari mbi të ardhmen, dhe përqafojmë momentin. Ne mund edhe të përpiqemi, sepse, siç thotë shkencëtari i famshëm, e ardhmja do të jetë vijë shpejt, pavarësisht nëse shqetësohemi apo jo për të.