Lajme

Clinton tregon si u falënderua nga një kamarier shqiptar në New York

Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, ka mbajtur fjalimin e tij para të pranishmëve në 20 vjetorin e çlirimit të Kosovës.



Ai para të pranishmëve ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e kanë ndihmuar Kosovën, pavarësisht se kush ka qenë në pushtet në Shtëpinë e Bardhë.

Clinton përmendi faktin që pasardhësi i tij në krye të SHBA-së, Xhorxh Bush, ishte ai që njohuri pavarësinë e Kosovës, përkundër që ai vinte nga një parti tjetër, nga ish-presidenti Clinton.

“NATO funksionon më së miri në botë. Gjeneral Clarku ishin komandant, por ishin 90 shtete demokratike që e përkrahnin atë veprim, i cili shpresoj që mos të përsëritet. SHBA ka qenë pranë jush që 20 vite, pavarësisht se cfarë partie politike ka qenë në Shtëpinë e Bardhë. Pasardhësi im, Xhorxh Bush, njohi shtetin e Kosovës. Ju keni arritje, natyrisht që keni punë për të bërë, por shikoni se në cfarë keni arritur”, ka thënë ish-presidenti Clinton.

Ish-presidenti i SHBA-ve, gjithashtu e ka rikujtuar momentin kur një kamarier nga Kosova që punonte në një restorant në New York i ishte përulur në gjunjë në shenjë falënderimi.



“Janë bërë 19 vite që kam dalur nga Shtëpia e Bardhë. Një nga ngjarjet më të mrekullueshme që më ka ndodhur ndonjëherë ishte kur një kamarier kosovar më ishte përulur në gjunjë për ndihmën që i kisha dhënë Kosovës. Më pëlqen shumë Kosova, jam pro migrimit, por unë dua që qytetarët të qëndrojnë këtu, të ndërtojnë punë, biznese, për të zhvilluar të ardhmen e Kosovës” ka thënë Bill

Presidenti Clinton gjithashtu ka thënë se i pëlqen shumë Kosova.

“Unë jam pro-migrimit por unë dua që çdo qytetarët i vetëm duhet të qëndrojë këtu, për të ndërtuar biznese dhe për të zhvilluar të ardhmen. Çfarë të bëni në 10 vitet e ardhshme. Ku dëshironi që të arrijë vendi juaj. Kam marrë një kurajo të madhe që ju të luftoni për jetën dhe familjet tuaja. Kam marrë një kurajo tjetër që të dorëzoni armët dhe t’i krijoni lidhjet dhe të diskutoni për dallimet tuaja dhe të mendoni për të ardhmen” ka shtuar Clinton.