Lajme

Clinton: Më kujtohen fytyrat e qytetarëve kur i takova para 20 vitesh

Ish-presidenti i SHBA-ve, Bill Clinton në manifestimin qendror për shënimin e 20 vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë, ka falënderuar qytetarët të cilët kanë dalur për ta falënderuar atë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.



Clinton në fjalimin e tij tha se është nderi më i madh i jetës pasi ka ndalur spastrimin etnik në Kosovë para 20 vitesh.

“Më pëlqen shumë dhe gjithherë do të jetë nderi më i madh në jetën time që kam qëndruar me juve kundër spastrimit etnik dhe ju jam shumë mirënjohës që jam këtu me qytetarë që kanë qenë pjesë e asaj beteje”, tha Clinton.

“E kam në zyrën time një New York një fotografi të Westley Clark, të Toni Blair dhe fotografinë time dhe të gjithë tjerët që ishin aty. Çdo ditë që qëndroj në atë zyre ia kujtoj vetës se cili ka qenë qëllimi i politikës. Më kujtohen fytyrat e qytetarëve kur i takova para 20 vitesh. Në shkollën fillore në Ferizaj atë ditë thash, dhe dëshiroj ta them edhe sot. 79 ditë të sulmeve mund ta kenë fituar atë luftë por vetëm qytetarët e Kosovës mund ta kanë fituar paqen. 20 vite më vonë keni bërë punë të shkëlqyeshme dhe e di se në kohë paqeje më e rëndësishmja është që të shqyrtohet se çfarë do të bëjmë më tutje”

“30 vite më vonë mendoj që kemi bërë punë të mirë për të arritur paqen. Mbajeni në mend se para 30 vitesh ra muri i Berlinit dhe bashkimi Sovjetik dhe të gjitha konfliktet po binin poshtë.”

“Ka vetëm pak fitore apo humbje që janë të përhershme në çështjet njerëzore. Ju do të ngriteni dhe të punoni.”

“Kështu që para se të mendoni për të gjitha gjërat që duhet ti bëni, jini mirënjohës që në udhëtimin e juaj gjatë 20 viteve nuk ka pasur kthim të dhunës etnike sistematike dhe shkatërrimit të institucioneve fetare e kulturore”, tha ndër të tjera Clinton.