Sporti

Shqipëria fitore bindëse ndaj Moldavisë

Kombëtarja shqiptare ka shënuar fitore 2-0, përballë kombëtares së Moldavisë.



Në pjesën e parë nuk pati gola, në pjesën e dytë lojtarët e kombëtares shqiptare realizuan dy gola, shkruan AlbanienShow

Ishte Sokol Cikalleshi, ai i cili realizoi golin e parë në minutën 66, ndërkohë golin e dytë e shënoi mesfushori nga Kosova, Ylber Ramadani, në minutën e 93-të takimit.

Kjo është fitorja e parë e trajnerit italian Edi Rey me kombëtaren shqiptare, ndeshjen e parë e kishte humbur 1-0, përballë Islandës.

Pas kësaj fitore Shqipëria renditet në vendin e katër me 6 pikë në grupin H. Para saj janë Franca, Turqia dhe Islanda që kanë ka 9 pikë./AlbanienShow