Sporti

Rashica pasi shkëlqeu me Kosovën, bën xhiro me gruan e tij me veturën super të shtrenjtë

Milot Rashica është shndërruar në idol të gjithë tifozëve të Kosovës, pas super paraqitjes kundër Bullgarisë në kuadër të eliminatoreve “Euro2020”.



Rashica shënoi gol dhe dhuroi asistin për golin e fitores që e shënoi Elbasan Rashani në minutën e fundit të ndeshjes për fitoren historike 3:2.Lojtari i ndeshjes ishte Rashica, i cili gjatë tërë ndeshjes për asnjë moment nuk ndaloi së vrapuari në drejtim të portës së kombëtares bullgare.

Ish ylli i Vushtrrisë ka vendosur të qëndrojë edhe për disa ditë në Kosovë dhe gjatë ditës së sotme ai është parë në kafiteri të ndryshme.Bashkëshortja e Rashicës, Belkiz Kera ka postuar disa fotografi në “InstaStory” në të cilat shihet së bashku me Milotin, i cili është duke e vozitur super veturën luksoze të tipit “Mercedes GT” në vlerë prej 150 mijë euro.



Ylli i Werder Bremen më 15 qershor do të zhvillojë në ndeshje miqësore kundër ekipit të Granit Xhakës në stadiumin “Fadil Vokrri”. /Insporti.com/