ShowBiz

Kjo këngë shqipe po i ‘çmend” rusët, vetëm shikoni çfarë reagimesh bëjnë në komente

Kënga e cila titullohet “Nëntori” e të cilën e interpreton këngëtarja nga Tirana, Arilena Ara.



kënga e cila është e vitit 2017, ka shkuar edhe në Rusinë e largët, shkruan AlbanienShow.

Rusët në çdo koment që kanë shkruar kanë lavdëruar këngëtaren shqiptare për zërin e saj fantastik e po ashtu edhe për pamjen e saj.

Ky është teksti i këngës, ndërkohë më poshtë shikojeni edhe komentet nga rusët./AlbanienShow

Lotët më janë tharë
Buza mu bë varr
Dielli nuk më ngroh
Dielli nuk më ngroh

Dhimbje sa një mal
Zemra nuk ma fal
Ty më nuk të shoh
Ty më nuk të njoh

Mallkuar qoftë ky muaj që më la të vetme përgjithmonë
Nëntori, ma mori mua dashurinë e parë!
Nuk e dua këtë muaj më në kalendar!
Nëntori, ma mori, u shua dhe ky zjarr, nëntori..

[Verse 2]
Ishin plot me zjarr
Muajt n’kalendar
Kur ishim ne bashkë, sa ishim ne bashkë

E lumtur duke qarë
Pas teje si e marrë
Gjithëve ua thashë, për ne të dy ua thashë

Mallkuar qoftë ky muaj që më la të vetme përgjithmonë
Nëntori, ma mori mua dashurinë e parë
Nuk e dua këtë muaj më në kalendar
Nëntori, ma mori, u shua dhe ky zjarr

Nuk e dua më ktë muaj, nuk e dua më ktë muaj, nëntori, nëntori, nëntoriiiii..

Vitin më t’bukur shkatërroi
Vulën e hidhur shkaktoi
Ky muaj i gjori, t’gjitha mi mori
Në djall le të shkoi
Nëntori…..!

Nuk e dua këtë muaj më në kalendar!
Nëntori, nëntori, nëntori

Nuk e dua këtë muaj, nuk e dua këtë muaj, nëntori ,ma mori, nëntori..
Mallkuar qoftë ky muaj që më la të vetme përgjithmonë
Nëntori, ma mori mua dashurinë e parë
Nuk e dua këtë muaj, nuk e dua më ktë muaj
Nëntori, nëntori, nëntori..