Lajme

Ushtarët e Kosovës ende në pritje të rritjes së pagave

Ndonëse kanë kaluar 6 muaj që kur ligjet për FSK-në janë miratuar, ushtarët e Kosovës ende nuk kanë marr paga me rritje.



Janë bërë 6 muaj që kur Kosova është bërë me ushtri.

Me 14 dhjetor të vitit të kaluar, Kuvendi i Kosovës, miratoi ligjet që i dhënë mandat ushtarak FSK-së.

E në këtë rregullativë ligjore është paraparë që të rriten edhe të ardhurat për pjesëtaret e Forcës së Sigurisë.

Por, megjithëse kanë kaluar 6 afër gjashtë muaj nga hyrja në fuqi e këtyre ligjeve, pagat e zyrtarëve të FSK-së nuk janë rritur.

Megjithëse është përgatitur një dokument ku është paraparë harmonizimi i pagave për zyrtarët e FSK-së, kjo nuk po zbatohet në praktikë.

Siç shihet në dokumentin e siguruar nga T7, pagat për pjesëtarët e Forcës së Sigurisë, do të jenë goxha të mira.

Ndërkohë, Koordinatori nacional për reforma shtetërore, Besnik Tahiri, thotë se tani janë duke u bërë përgatitjet që FSK ta ketë vendin që e meriton.

E sipas Tahirit, ky harmonizim i pagave për personelin e FSK-së, pritet që së shpejti të hyjë në fuqi.

Kurse nga Qeveria e Haradinajt, thonë që tani është krijuar një grup për këtë çështje.