précis

Kur të ndjeheni të pamotivuar, lexoni këto 10 mendime dhe mos u dorëzoni

Motivimi mund të jetë i vështirë, sidomos përballë sfidave ose një pune të vështirë. Kur mendoni të zbatoni një ide të re, ose të filloni një sipërmarrje të re, apo të nisni një regjim të ri, ky është viti i duhur sepse, në fund të fundit, është e lehtë t’i mbushni mendjen vetes për ta shtyrë dhe më keq akoma, për të mos e realizuar asnjëherë objektivin.



Mendimet janë të fuqishme dhe mendimet negative mund t’ju pengojnë të arrini qëllimet tuaja. Nga ana tjetër, mendimet pozitive mund të jenë po aq të fuqishme. Kur të ndjeheni të pamotivuar, përdorni ndonjë nga këto 10 mendime pozitive, që ju sjell Dritare.net, për të rigjallëruar veten. Nuk ju gënjejmë, funksionojnë vërtetë!

1- Unë mund të bëj çdo gjë. Është një frazë e thjeshtë, por ju ndihmon për t’i kujtuar vetes, se me të vërtetë mund të bëni gjithçka, nëse e keni dëshirë.

2- Kjo është arsyeja pse unë mund t’ia dal. Në vend që t’i jepni vetes arsyet pse nuk mund të bëni diçka, jepni vetes arsyet pse mundeni.

3- Unë meritoj më shumë. Ju meritoni një jetë më të mirë, qoftë një punë më të mirë, një trup më të shëndetshëm ose më shumë para. Puno për të arritur atë që do.



4- Nuk është kurrë tepër vonë. Nuk ka rëndësi çfarë moshe keni, apo sa mundësi keni humbur më parë, nuk është kurrë tepër vonë për të marrë një vendim dhe për të nisur nga e para.

5- Do të ketë gjithmonë sfida. Nuk ka rëndësi se çfarë bëni në jetë, por dijeni se gjithmonë do të ketë sfida. Mos lejoni që ato të fitojnë mbi ju.

6- Nuk ka kohë “të përsosur”. Nëse jeni duke pritur për momentin e përkryer, harrojeni. Nuk ekziston një gjë e tillë.

7- Nuk ka një plan të përsosur. Mund të ketë disa të meta në planin tuaj, por mos harroni se në çdo plan ka të tilla.

8- Të gjithë e fillojnë nga hiçi. Askush nuk ka lindur i suksesshëm. Gjithkush fillon nga diçka dhe zakonisht, nga fundi.

9- Hap pas hapi. Mos u mundoni të bëni gjithçka menjëherë. Bëjini gjërat pak nga pak.

10- Gjërat veçse do të përmirësohen. Nëse është e vështirë në fillim, do të bëhet gjithmonë e më e lehtë.

Mos u dorëzoni./d.r-dritare.net